Kancelari austriak Sebastian Kurc gjatë hapjes së konferencës “Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” në Budva përgëzoi Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“E përgëzoj vendimin historik të Maqedonisë për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin ka dërguar sinjale nxitjeje, jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin”, u shpreh  Kancelari austriak Sebastian Kurc, i cili së bashku me presidenti malazez Milo Gjukanoviç hapën konferencën në Budva.

Delegacion i Maqedonisë kryesohet nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektashi, raporton Alsat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA