Deputeti gjerman i CDU-së së Angela Merkelit, Peter Beyer u tregua tepër i drejtpërdrejtë gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë ku theksoi edhe një herë se Berlini zyrtar është kundër ndryshimit apo korrigjimit të kufijve. Por ajo që ka shkaktuar më shumë tronditje në Serbi ishte deklarata e forte e ligjvënësit gjerman se pa njohjen e Kosovës, vendi nuk anëtarësohet në BE.

Mediat serbe e kanë quajtur këtë si “dush i ftohtë për Beogradin”, sepse asnjë politikan tjetër europian nuk e ka thënë artikuluar kaq hapur një kërkesë të tillë.

Qëndrimi i deputetit të Merkelit i ka gjetur të papërgatitur politikanët serbë, të cilët nuk kanë dhënë deri tani asnjë përgjigje. Beyer ishte i pari që në Beograd e ndërlidhi publikisht normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, me anëtarësimin e Serbisë në BE, thotë për DW Dragan Gjukanoviç, nënkryetar i Qendrës për Politikën e Jashtme.

Duket se SHBA po përfshihet gjithnjë e më shumë në këtë proces. Është menduar se do të kërkohet nga Serbia njohja e Kosovës. Por kërkesa e paraqitur nga deputeti gjerman do të sfidojë edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sipas ekspertit, sepse Beogradi ka këmbëngulur deri tani te tregoje se linja e kuqe e Serbisë është kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të tjerë analistë janë të mendimit se Beogradi do të insistojë gjithnjë e më shumë për ripërcaktimin apo korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të heqë dorë nga kërkesat e mëparshme për mosnjohjen e pavarësisë së tij, si kusht për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA