25/11 20:42
Dy vajza, 11 e 12 vjeçare, të cilat e quanin veten adhuruese të djallit, kishin bërë në plan të vrisnin të paktën 15 studentë në shkollën e tyre, në Florida të SHBA-ve.
Vajzat kishin hyrë në banjë dhe po prisnin një viktimë që mund ta nënshtronin fizikisht, në momentin kur i kapi policia. Ato ishin të armatosura me mjete të ndryshme, mes tyre një thikë kasapi, prerëse picash dhe gërshërë.
Vajzat i thanë policisë se kishin planifikuar të pinin gjakun e viktimave e mundësisht t’u hanin mishin.
Policia e bëri kontrollin pasi u njoftuan anonimisht nga një student. Pasi u kontrolluan celularët, hetuesit zbuluan mesazhet ku planifikonin sulmin.
Top Channel