Prokurorët sauditë thanë se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll ishte e paramenduar.

Një ditë më parë, zyrtarët sauditë pohuan se plani fillestar ka qenë ta bindnin Kashogin të kthehej në vendlindje.

Nëse do të refuzonte, hapi i ardhshëm do të ishte administrimi i një qetësuesi të fortë; pas kësaj, brenda 48 orësh do të duhej të dërgohej në një vend të sigurt në Stamboll.

Nëse edhe pas këtij presioni, opinionisti i Uashington post sërish nuk do ta pranonte të kthehej në Arabinë Saudite, atëherë një bashkëpunëtor lokal do ta linte të largohej. I njëjti burim pohon se një ekspert mjeko-ligjor ishte në ndërtesë me detyrën të fshinte çdo gjurmë të pranisë së Kashogit në konsullatë, në mënyrë që nëse ai do të ankohej më vonë e të thoshte se e kishin rrëmbyer, të mos ekzistonte asnjë provë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA