Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e së mërkurës në qytetin e Fierit, ku në ambientet e spitalit të këtij qyteti ka ndërruar jetë një 13-vjeçar.
Policia bën me dije se rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel