Në Firence është organizuar një protestë e madhe studentësh kundër ministrit të Brendshëm Matteo Salvinit.

Fytyra e ministrit ka përfunduar nëpër postera në formën e një objektivi për t’u qëlluar. Në një nga fletëpalosjet njoftohet një tjetër protestë më datë 26 tetor, me temë kryesore luftën kundër racizmit.

Studentët e protestës nuk pranojnë që të ketë limite për të huajt. Ata thonë se nuk mund të rrijnë duarkryq duke ditur se gati 200 persona bllokohen me ditë mbi një anije, sikur të ishin kafshë!

Ata nuk pranojnë të qëndrojnë pasive, ndërsa shoku i tyre i klasës rrezikon të bëhet klandestin. Studentët nuk pranojnë të qëndrojnë në heshtje, duke e konsideruar dhunë raciste propagandën dhe ligjet e ministrit Salvini.

“Përballë kësaj situate është detyra”, jone thonë studentët që t’i kundërvihemi Salvinit dhe qeverisë. Të rinjtë shprehen se nuk i besojnë “fabulës së emigrantit” si origjinë e të gjitha të këqijave.

Në një tjetër poster të protestës shkruhej: “E kemi lëkurën me ngjyrë të ndryshme, por studiojmë në të njëjtat banga. Armiku ynë është ai që kërkon të na përçajë, ndërsa na vjedh mundësinë për të themeluar një të ardhme. Në një postim në “Facebook”, duke iu përgjigjur kësaj proteste, ministri Salvini shkruan: “Ndjej keqardhje dhe neveri për këto ofendime. “Ka kohë që këta të ashtuquajtur studentë janë bërë të lodhshëm dhe të tepruar. Unë nuk heq dorë”!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA