Të paktën një biletë fituese është raportuar në Karolinën e Jugut për “Jackpot”-in më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara. Fituesi do të çojë në shtëpi 1.6 miliardë dollarë të çmimit të madh të lotarisë “Mega Millions”.
Zyrtarët e lotarisë në Karolinën e Jugut thanë se, një biletë me të 6 numrat fitues është shitur në këtë shtet. Gara, që ka edhe 15 çmime të dyta me vlerë rreth një milion dollarë secila, ka bërë që njerëzit të qëndrojnë në rradhë të gjata në pikat e shitjes.
Numrat fitues të lotarisë së të martës janë: 5, 28, 62, 65, 70 dhe Mega Ball 5.
“Jackpot i ‘Mega million më në fund u fitua të martën në mbrëmje dhe blerësi i biletës me fat ndodhet në Karolinën e Jugut, duke u bërë personi i parë në botë që fiton jackpot nga industria e lotarive”, tha Mega Millions.
“Jackpoti” i stërmadh bëri madje që blerësit e biletave të fantazonin dhe ëndërronin jo pak, se çfarë do të bënin po të fitonin… Disa ëndërronin të blinin një ishull, apo një makinë të shpejtë; të tjerë të hapnin dyqane dhe të krijonin vende pune.
Gjithashtu janë 36 çmime të dyta me vlerë një million dollarë, përfshirë dy bileta të shitura në Nju Xhersi dhe Pensilvani.
Mundësia për të fituar lotarinë thuhej se ishte një në më shumë se 300 milionë. Mbetet tani për t’u parë nëse do të ketë më shumë se një biletë fituese. Pagesa për një fitues të vetëm është 913 milionë dollarë pas taksave, ose e gjithë shuma e ndarë në pjesë përgjatë 29 viteve.
Biletat e “MegaMillions” u shiten në 44 shtete amerikane.
Për t’u bërë pjesë e lojës mjaftonte të blije një biletë me vlerën dy dollarë.
Pse njerëzit vazhdojnë të punojnë kur fitojnë llotari?
“Lutuni të mos e fitoni lotarinë”
Top Channel