Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Pranë fshatit Bradashesh në Elbasan, treni i pasagjerëve i linjës Kashar –Elbasan, me drejtim lëvizje për në Elbasan, me makinist shtetasin D.D., 62 vjeç dhe ndihmës makinist shtetasin N.L., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit , i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Makinisti dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për t’i pyetur për rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel