
“Vështirësitë ishin të shumta…”/ Suksesi në vendlindje! Një familje e tërë e përkushtuar me vreshta në luginën e Drinos
22/02 19:54
Efektivë të Komisariatit të Policisë së Kavajës kanë bërë të mundur arrestimin e një 54-vjeçari, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Liman Beu, banues në Kavajë, është arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin fqinj, ndërsa procedurat e mëtejshme për të do t’i kryejë zyra e Interpolit në Tiranë.
Ai rezulton i akuzuar për veprat penale “vjedhje me armë”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “shfrytëzim prostitucioni” në Itali, shkelje për të cilat Gjykata e Brescias ka lëshuar urdhërarrestin ndërkombëtar.
Top Channel