Aksi rrugor nga hyrja e qytetit deri në lagjen “Kala” në Berat është i shkatërruar.
Shtimi i turistëve e ka bërë edhe më të vështirë kalimin e automjeteve në këtë rrugë, e cila është e ngushtë dhe e amortizuar.
Rruga ka një gjatësi prej dy kilometrash dhe vitet e fundit është mbushur me gropa. Muret anësore shpesh rrëzojnë masive dheu, duke paraqitur rrezikshmëri jo vetëm për banorët e lagjes, por edhe për turistët.
Kreu i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj thotë se do të nisë së shpejti rehabilitimi i këtij aksi dhe do të jetë një rrugë me parametra bashkëkohore.
Në rrugën e re do të ketë ndriçim të mureve anësore, si dhe është parashikuar një sheshparkimi, i cili do të ketë një kapacitet për mbajtjen e 100 automjeteve.
Top Channel