
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Në një zonë periferike të Hasit, policia gjatë një kontrolli zbuloi një objekt që dyshohet se ishte përshtatur si laborator për përpunimin e heroinës.
Sipas informacioneve paraprake, operacioni është zhvilluar pranë fshatit Brenog, ku është gjetur dhe një sasi e konsiderueshme opiumi, e cila është lënda bazë për prodhimin e drogës së fortë.
Janë ndaluar disa persona, ndërkohë që në Has shkuan specialistët e antidrogës nga Tirana, të cilët kryen veprimet.
Top Channel