Pas sulmeve me dronë nga Irani/ Mbyllet për arsye sigurie Varri i Shenjtë, Jerusalemi në gatishmëri të lartë 04/03 22:55
Policia turke, që po heton intensivisht zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i ka zgjeruar kërkimet e saj edhe në pyll.
Autoritetet mendojnë se trupi i gazetarit mund të jetë hedhur në pyllin pranë konsullatës saudite në Stamboll. Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor, por nuk është parë të dalë prej andej.
Turqia dyshon se ai është vrarë nga një grup agjentësh sauditë brenda konsullatës, por Arabia Saudite thotë se ai u largua nga konsullata. Por, sipas Turqisë, ekzistojnë audio dhe video që vërtetojnë se Khashoggi është vrarë.
Top Channel