Ndonëse kanë kaluar afro një orë e 30 minuta, seanca e sotme e kuvendit në Maqedoni ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese akoma nuk ka filluar.
Nga fjalimet e tyre nuk janë tërhequr vetëm dy deputetë, Vlladanka Aviroviq dhe Nora Ismajllovska, raporton Alsat.
Shumica parlamentare ka paralajmëruar aktin e votimit, por mbetet dilema nëse janë siguruar ose jo dy të tretat e votave apo 80 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.
Votimi, siç bëhet jo zyrtarisht e ditur, mund të shtyhet për ndonjë ditë tjetër nëse shumica parlamentare nuk është e bindur se i ka siguruar votat e nevojshme.
Nga LSDM-ja dhe BDI-ja, dy partitë kryesore që formojnë Qeverinë, janë shprehur optimiste për kalimin e ndryshimeve, por pa saktësuar nëse e kanë numrin e votave.
Qeveria, e cila ka propozuar ndryshimet, ka kërkuar nga deputetët e opozitës që t’i bashkohen grupit të deputetëve që mbështesin zbatimin e marrëveshjes dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Top Channel