Prokuroria kërkoi dënim të përjetshëm për Mirad Metallarin, nën akuzë për vrasjen e prindërve të tij.
Prokuroria tha se krimi ndodhi pas një debati për kovën e llaçit, pasi i ati kërkoi që ai ta ndihmonte.
Mirald Metallari nuk njihej si tip problematik në Bathore, por rreth një vit më parë, 21-vjeçari mori pistoletën e shërbimit të babait të tij, Myftarit, efektiv në komisariatin nr. 5 në Kamëz, dhe qëlloi mbi të. Sipas policisë, gjatë konfliktit të çastit për motive banale që nisi brenda banesës dhe përfundoi në oborr, ka ndërhyrë edhe e ëma e tij për t’i ndarë, por aksidentalisht, ka mbetur edhe ajo e plagosur. Nëna vdiq në spital pas disa ditësh.
Paraprakisht dyshohet se sherri në familje ka nisur për shkak të debateve mbi rregullimin dhe ndërtimin e një muri në bahçen e shtëpisë, për të cilën i riu nuk ka pranuar kërkesën e babait e tij 62-vjeçar për ta ndihmuar.
Top Channel