Mbërrin në prokurori Artur Bushi
18/10/2018 14:14
Ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.
Kryebashkiaku pritej në prokurori që në orën 10:00.
Bushi është thirrur për t’u pyetur për hetimet që po zhvillohen për rastin “Xhisiela”.
Dëshmia e Bushit po merret pas kallëzimit të Taulant Ballës në prokurori. Balla kallëzoi Emiliano Nuhun dhe Lulzim Bashën për shpërdorim detyre e kallëzim të rremë, pasi, sipas tij, ai nuk ka qenë asnjëherë në Policinë e Fushë-Krujës, siç pretendon oficeri Emiliano Nuhu.
Për të njëjtën çështje janë pyetur më herët edhe Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.
Top Channel