Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë gati të takohen për të finalizuar kushtet e tërheqjes së Britanisë nga unioni, sapo negociatat të afrohen mjaftueshëm drejt marrëveshjes.
Gjithsesi, me përparimin e pamjaftueshëm, të bërë deri tani, liderët e Bashkimit Europian nuk kanë plan për një samit të jashtëzakonshëm në nëntor.
Udhëheqësit e 27 vendeve të BE, që do të mbeten në bllok, pasi Britania të largohet në mars 2019, diskutuan mbi përparimin në negociatat e Brexit gjatë mbrëmjes së të mërkurës, pas një fjalimi të mbajtur nga Kryeministrja britanike Theresa May.
“Të 27 udhëheqësit theksojnë se, pavarësisht negociatave intensive, nuk është arritur progres i mjaftueshëm, për t’u mbledhur në një samit të jashtëzakonshëm”, tha një zyrtar i BE në bisedimet.
“Udhëheqësit janë të gatshëm të thërrasin mbledhjen e Këshillit Evropian, nëse dhe kur negociatori i Bashkimit raporton se përparimi vendimtar është bërë. Tani për tani, 27 vendet nuk planifikojnë të organizojnë një samit të jashtëzakonshëm mbi Brexit në nëntor”, tha zyrtari.
Udhëheqësit e BE shprehën gjithashtu besimin e plotë te Michel Barnier, si kryenegociatorin e tyre, por dhe vendosmërinë e tyre për të qëndruar të bashkuar pas daljes së Britanisë.
Top Channel