Këshilltar gjerman në Policinë e Shtetit
18/10/2018 09:36
Policia e Shtetit shumë shpejt do të ketë në strukturat e saj një këshilltar nga Gjermania.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e Policisë së Gjermanisë, Diter Romann.
Gjithashtu, Xhafaj shtoi se Gjeramania do të ndihmojë policinë shqiptare me pajisje të reja logjistike, të cilat do të krijojnë një eficencë më të madhe.
Top Channel