24/12 23:26
Këtë të mërkurë, Kanadaja u bë tregu më i madh në botë për marijuanën e ligjshme, pasi u pranua kërkesa e kryeministrit vendas, Trudeau, për ta legalizuar.
Me qindra kanadezë u mblodhën në rrugë për të festuar, duke ndezur cigare e duke tymosur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në disa prej dyqaneve ku është lejuar blerja janë vënë re radhë të gjata, të tjerëve u ka mbaruar stoku shumë shpejt.
Festimet u bënë në shumë shtete, që nga Alberta e deri në Kebek.
Top Channel