Shkolla “Jeronim de Rada” do të rikonstruktohet plotësisht. 1100 nxënësit e saj do të kenë kushte më të mira mësimi në klasa, me ngrohje në dimër, terrene të reja sportive e laboratorë modernë.

Ambasada e Katarit i ka dhuruar Bashkisë së Tiranës 1.35 milion dollarë për të bërë realitet rikonstruksionin e godinës, pas një marrëveshje të nënshkruar mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ambasadorit Ali bin Hamad Al-Marri.

“Ky është një projekt special për të dy: edhe për ambasadorin Al Marri, por edhe për ne si Bashki e Tiranës, për rikonstruksionin e plotë dhe shtimin e hapësirave në shkollën “Jeronim de Rada”, një nga shkollat kryesore 9-vjeçare të kryeqytetit. Në këtë projekt na janë bashkuar miqtë tanë nga Katari, për të transformuar totalisht realitetin e kësaj shkolle. Kemi vite që ndjejmë nevojën për ndërhyrje në atë shkollë: do të shtojmë një palestër të re, do të bëjmë të gjitha punimet e brendshme dhe të jashtme, do të rregullojmë të gjitha terrenet sportive, për ta kthyer në një shkollë me një turn mësimi, me sistem të ri të ngrohjes dhe ftohjes, me kushte ideale për arsimimin e fëmijëve”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Dohas do të shtohen edhe më tej, për të vijuar me të tjera projekte dhe investime për zhvillimin e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA