22/12 20:40
Turistët duan të mos lënë vend pa vizituar. Madje, edhe ferrin.
Tajlanda njihet si vend që tërheq shumë turistë, si dhe për parqet e ndryshme të argëtimit që ka, me tema nga më të ndryshmet.
Për shumë besime fetare, ferri është vendi ku shpirtrat e të vdekurve dërgohen për ndëshkim të përjetshëm. Për budistët është ndryshe. Ata e shohin ferrin si një vend torturash ku qëndrohet përkohësisht, para se të rimishërohen në një trup tjetër.
“Kopshti i Ferrit”, Wang Saen Suk, është një përshkrim i këtij besimi, dhe ka skulptura aq të frikshme sa pamjet konsiderohen të rënda për shumë njerëz. Por këto detaje vetëm sa e kanë shtuar numrin e vizitorëve.
Top Channel