![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/MixCollage-06-Feb-2025-08-02-PM-2737-800x450.jpg)
Ekskluzive/ Pas kurimit, Parashqevi Simaku rrëfehet për Top Channel: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…
06/02 20:02
Në Kinë, uthulla përdoret në shumë gatime, por një dyqan në veri të vendit e ka ofruar në diçka më të pazakontë: në akullore.
Ky dyqan ndodhet në Taijuan, që njihet si vendi ku ka origjinën një lloj uthulle shumë e famshme në Kinë, e quajtur Lao Çen Su.
Përbërësit e tjerë të akullores janë po aq të çuditshëm. Veç qumështit, sigurisht, dyqani i shton shije bizelesh, elbi, melekuqeje, dhe në fund uthullën e famshme.
Uthulla që përdorin është e fermentuar për tre deri në pesë vite, sipas prodhuesve.
Top Channel