Poçarët e Farkës, tradita e punës me baltën
13/10/2018 20:28
Në fabrikë, Bashkimi punon si poçar që prej moshës 20-vjeçare. Me një sasi të vogël balte, 62-vjeçari krijon enë të ndryshme për gatime dhe dekor.
Në zonën e Farkës dhe në gjithë Tiranën nuk punojnë më tepër tre apo katër poçar, ndërsa Bashkimi është më i vjetri në këtë profesion.
“Kam 40vjet që punojë. Farka e ka të trashëguar. Është në zhdukje. Po mundohem t’ia lë djalit”, thotë poçari.
Procesi i krijimit të tavave dhe enëve të baltës kërkon delikates dhe krijimtari. Stina më e përshtatshme për të punuar është pranvera dhe vjeshta, ndërsa në verë dhe në dimër, punimet dëmtohen nga kushtet ekstreme të motit.
Aq shumë të preferuara në restorante, tavat e baltës kanë një sekret lidhur me shijen e gatimit.
Top Channel