Ish-mesfushori legjendar i bardhebluve merr drejtimin e Tiranës

13/10/2018 03:24

Ashtu siç pritej, Ardian Mema do të jetë trajneri i ri i Tiranës, që do të pasojë në këtë pozicion brazilianin Ze Maria, i shkarkuar pas vetëm 8 javësh në Kategorinë Superiore, ku mori vetëm 8 pikë.

Ish mesfushori legjendar i bardhebluve ka drejtuar edhe seancën e parë pasditen e sotme, teksa të shtunën është parashikuar edhe një ndeshje miqësore ndaj skuadrës U-19, për të verifikuare më mirë gjendjen e lojtarëve.

Ardian Mema ka punuar si ndihmës i trajnerit Ilir Daja te Skënderbeu, ku fituan titullin kampion, por edhe së fundi te Flamurtari, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme shkëputi marrëdhëniet me klubin vlonjat.

Mema ka luajtur për bardheblutë në të 14 vitet e karrierës së tij si profesionist, ndërsa më herët ka qenë ndihmës trajner te Tirana në 2007-ën dhe ka drejtuar edhe skuadrat e moshave të kryeqytetasve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA