Vjedhjet e banesave vijojnë të jenë një problem në kryeqytet. Megjithatë, Policia e Tiranës goditi një grup të specializuar për grabitjen e kasafortave dhe sendeve me vlerë.
Pasi pikasnin dhe studionin banesat ku nuk kishte njerëz, hajdutët përdornin një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere, pa shkaktuar dëmtim të bravës. Disa nga vjedhjet janë kryer gjatë paradites dhe në një rast, kasaforta u transportua me një karrocë për t’u hapur diku tjetër.
Nga të paktën 7 vjedhje të dokumentuara në një periudhë 2-vjeçare, grupi ka arritur të përftitojë mijëra euro dhe sende të çmuara. Dy anëtarët e identifikuar të grupit, njëri prej të cilëve u arrestua nga komisariati nr. 3, rezultojnë të dënuar më parë po për vepren penale të vjedhjes, ndërsa policia dyshon se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Ky grup dyshohet se vepronte edhe në qytete të tjera të vendit, pasi i arrestuari Kastriot Xhixha nga Fushë-Kruja u kap në Durrës teksa po kryente një tjetër vjedhje.
Nga analiza e policisë rezulton se hajdutët e banesave janë migrues dhe shpesh maskohen si shpërndarës fletushkash si dhe përdorin çelësa apostafat për hapjen e dyerve të çdo lloji.
Top Channel