Sot, në orën 10:00, mbrojtja e bandës “Shullazi” pritet të paraqesë konkluzionet në Gjykatën për Krime të Rënda.

Të martën e kaluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli pretencën duke kërkuar 64 vite burgim në total për grupin Shullazi. Prokurorët thanë se Emiliano Shullazi shoqërohej besnikërisht nga mbështetësit e tij duke shkaktuar panik dhe frikë tek viktimat e tyre.
Kërkesa e Prokurorisë për dënimin e pesë anëtareve të grupit u dha gjithashtu në prezencë të përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe gjermane.

Asnjëri nga të dyshuarit nuk ishte i pranishëm në seancë. Për Emiliano Shullazin u kërkuan 17 vite burgim, prej të cilave pesë ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton. Ai akuzohet për tetë vepra që nga gjobëvënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobëvenia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje per shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.

Në përfundim prokuroria tha se shtetasi Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse

i konsideruar nga prokuroria si krahu i djathtë i Shullazit, për Gilmando Danin u kërkua 15 vjet burgim, për Endri Qyqën dhe Endrit Zelën nga 11 vjet heqje lirie dhe për Blerim Shullazin 10 vjet burgim.

Për dy orë rresht prokurorët lexuan episodet në të cilat pasi ishte lidhur marrëveshja mes Shullazit dhe Ylvi Beqjas për të zgjidhur marrëveshjen për rikthimin e ish-Vollgës, Shullazi kërkoi 30 përqind të pronësisë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA