Seanca për Entela Priftin, kryetare e Gjykatës Korçë, e cila do të vlerësohet vetëm në kriterin e pasurisë.
Gjyqtarja tha se ka kërkuar edhe vlerësim të dy komponentëve të tjerë që janë pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.
Komisionerja Etleda Çiftja tha se për pasuritë u analizua raporti i ILDKPI-së ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë. Meqenëse rezultatet kishin indicie për fshehje, KPK-ja kreu hetim të thelluar ku edhe konstatoi se gjyqtarja ka apartament 55 metra katrorë në Korçë, pasuri bashkëshortore, blerë me të ardhurat e babait të bashkëshortit me vlerë 1.6 milionë lekë në vitin 2012. Te ardhurat e babait të bashkeshortit janë krijuar nga të ardhurat në vite, qiratë e marra nga një banesë e të bijës që jeton në SHBA. Burimi tjetër i kësaj shume janë kursimet familjare nga pagat e çiftit.
Konstatohet se ka mungesë te dokumenat për kontributin prej 1.6 milionë lekësh, se si e ka bërë kalimin e shumës nga babai i bashkëshortit për këtë blerje.
Gjithashtu, subjekti nuk ka deklaruar transferta bankare në adresë të motrës në shumën prej 900 mijë lekësh.
Gjatë kohës që ushtronte detyrën e gjyqtares, ishte në detyrë edhe si anëtare e shoqërisë “Korçarja”. Ky anëtarësim bie ndesh me detyrën e gjyqtares.
Top Channel