Komisioni i Pavarur i Kualifkimit, bazuar në të 3 kriteret e vettingut vendosi sot shkarkimin e Sotiraq Lubonjës.
Gjyqtari i Apelit të Korçës ka kryer deklarim të pasaktë të pasurive, thanë komisionerët e kualifikimit pak ditë më parë.
Shtëpia dykatëshe në Korçë, me një vlerë ndërtimi 6.3 milionë lekë, e ekspozon gjyqtarin në pamundësi financiare për ta ndërtuar.
E ëma e gjyqtarit konstatohet se nuk kishte të ardhura për t’i dhuruar atij 4 milionë lekë. Vjehrri dhe vjehrra rezultojnë t’i kenë dhuruar pensionin gjatë vitit 2015 dhëndrit gjyqtar, i kanë dhuruar 25 mijë dollarë dhe i kanë mbuluar disa udhëtime drejt Amerikës.
Por gjyqtari, në seancën e datës 3 tetor shpjegoi se vjehrri dhe vjehrra kanë të ardhura të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se, që prej 1999-s ata ua kanë dhuruar pensionin nipave, që janë fëmijët e gjyqtarit.
Top Channel