Tre palestinezë, mes tyre një 12-vjeçar, humbin jetën gjatë protestave në Gaza

06/10/2018 00:29

Zyrtarët palestinezë njoftuan se të paktën tre persona, mes tyre dhe një djalë 12-vjeçar, humbën jetën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë protestave në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

Mijëra palestinezë u mblodhën për protestën e përjavshme përgjatë rrethimit kufitar të Izraelit me Rripin e Gazës, i cili kontrollohet nga grupi islamik Hamas, ndërsa përveç tre të vdekurve, rreth 130 të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarët e saj në gardhin kufitar, ndonëse asnjë izraelit nuk mbeti i plagosur.

Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 195 palestinezë që kur filluan protestat kufitare në mars, thonë mjekët e Gazës, ndërsa nga krahu tjetër vetëm një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA