LIVE/ Dështojnë negociatat SHBA- Iran, reagon Trump: Do bllokojmë Hormuzin. Ushtria izraelite urdhër mobilizimi për t’u rikthyer në luftë 12/04 22:51
Senati Amerikan ka votuar konfirmimin e kandidatit të Donald Trump për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh.
Pas shumë javë debatesh, Kavanaugh u konfirmua me 50 vota pro e 48 kundër.
Kavanaugh ishte përfshirë në një betejë për të mohuar akuzat për sulme seksuale. Por, pas një hetimi nga FBI, mjaft senatorë të lëkundur vendosën të mbështesin emërimin e tij.
Përpara votimit, qindra njerëz që protestonin kundër emërimit të Kavanaugh demonstruan në Uashington.
Presidenti Donald Trump uroi në Twitter: “Duartrokas Senatin për konfirmimin e kandidatit tonë të mrekullueshëm në Gjykatën e Lartë”.
Top Channel