Një gjeneral i lartë amerikan të enjten kritikoi ashpër vendimin e Rusisë për dërgimin e sistemit të raketave sipërfaqësore ajrore S-300 në Siri, duke thënë se kjo ishte një përshkallëzim i panevojshëm dhe një reagim i ashpër ndaj rrëzimit të një avioni ushtarak rus atje, muajin e kaluar.
Gjenerali i ushtrisë Joseph Votel, i cili mbikëqyr forcat e SHBA-ve në Lindjen e Mesme, tha se vendosja e raketave gjithashtu duket se lidhet me një përpjekje nga Moska, për të ndihmuar në mburojën ndaj “veprimeve të neveritshme” nga forcat iraniane dhe siriane në vend.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar bombardimin e Sirisë dy herë që kur mori detyrën vitin e kaluar, në përgjigje të përdorimit të armëve kimike nga Siria në luftën civile të atij vendi.
Izraeli nga ana e tij ka justifikuar bastisjet ajrore në Siri, duke thënë se ato janë të nevojshme për të nxjerrë në pah vendosjen dhe transferimin e armëve nga Irani ose guerrilasit Hezbollah të Libanit, të dy aleatë të Damaskut.
Vendosja e S-300 “duket si një përpjekje për të mbuluar aktivitetet e ndryshme të regjimit iranian dhe sirian në Siri. Pra, përsëri, mendoj se kjo është një përshkallëzim i panevojshëm”, u tha Votel gazetarëve në Pentagon.
Moska njoftoi të martën se kishte dorëzuar sistemin raketor S-300 pas një vendimi që mori pasi akuzoi Izraelin për përgjegjësinë e tërthortë për rrëzimin e një aeroplani rus spiun, nga forcat siriane, ndërsa ata qëlluan për sulmin ndaj avionëve izraelitë në shtator.
Top Channel