Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor ka arrestuar një 41-vjeçar nga Tirana me detyrë doganier në pikën Doganore të kryeqytetit, duke finalizuar operacionin “Doganieri”

Mësohet se 41-vjeçari, Adriatik Hamza është arrestuar nën dyshimi se duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Bëhet e ditur se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA