Mbikëqyrësi antikorrupsion, Amnesty International raportoi se janë vërejtur shkelje të jashtëzakonshme në fushatën e zgjedhjeve që pritet të mbahen këtë të diel në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Fushata ka qenë e mbushur me llojin e retorikës etnike të ndarjes, që ndihmoi në krijimin e luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, duke ngritur dyshime nëse vendi do të jetë në gjendje të ndjekë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO pas zgjedhjeve.

Zyrtarët në partitë kryesore serbe, kroate dhe boshnjake myslimane gjithashtu kanë kërkuar të “blejnë” vota nga punonjësit publikë, duke hapur rrugë të reja publike, duke ofruar kontrolle mjekësore të lira dhe duke kërcënuar ata që refuzojnë ballafaqimet, thuhet në raportin e degës boshnjake të Transparency International.

“Funksionet e partive janë shkrirë tërësisht me funksione publike”, tha menaxheri i programit TI BiH, Ivana Korajliç, duke shtuar se nuk kishte pasur një fushatë zgjedhore aq të ndezur që nga lufta e viteve 1990.

“Abuzimet janë kryer në mënyrën më të hapur ndonjëherë. Kërcënimet dhe sulmet e drejtpërdrejta, presionet mbi votuesit dhe blerje e votave, të cilat në të kaluarën kanë qenë disi delikate, janë bërë plotësisht transparente. Nuk ka asnjë përpjekje për të fshehur ato”, vijon më tej raporti.

Ajo tha se në vetëm 25 ditë, kreu separatist serb-boshnjak Milorad Dodik vuri gurë themeli për gjashtë godina publike, hapi një liqen artificial, një urë, një fabrikë, një spital dhe një autostradë, dhe mori “kredi politik”e për të gjitha këto.

Dodik, i cili po kandidon për vendin serb në presidencën ndëretnike të Bosnjës, gjithashtu ka deklaruar se pagesat e njëhershme për pensionistët në Republikën Autonome Serbe (RS), ku ai vepron, ishte një “sheqer diabetik” për votuesit përpara zgjedhjeve.

Dodik më tej u ka thënë punonjësve në një kompani publike se ata do të humbasin vendet e tyre punës, nëse ata votojnë për rivalin e tij politik, dhe përdori gjuhën e papërpunuar për të sulmuar moderatorët politikë rivalë dhe diplomatët perëndimorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA