Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Vlorës ka bërë bllokimin e karburantit të Habilajve, në pronësi të Artan Habilajt, që ndodhet në afërsi të spitalit të qytetit.
Më 21 shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e grupit e dyshuar kriminal Habilaj.
Në listën e pasurive të sekuestruara në emër të Artan, Ciko, Moisi e Florian Habilaj rendit 18 pasuri të paluajtshme, mes tyre apartamente, garazhe e troje, të gjitha në qytetin e Vlorës, si edhe 5 automjete në pronësi të personave të akuzuar si anëtarë të grupit Habilaj.
Pasuritë e sekuestruara, thekson prokuroria, kapin një vlerë prej disa miliona eurosh dhe hetimet për burimin e tyre po vijojnë.
Top Channel