Që prej reformës territoriale, banorët e Marinzës bashkëjetojnë me ndotjen e mbetjeve që grumbullohen nga të gjithë fshatrat e bashkisë Roskovec. Në tokë dhe ajër ndihen çdo ditë pasojat e fushës pranë zonave të banuara.
Në fushë mund të futen ditë e natë fëmijë e të rritur dhe mbetjet e kësaj fushe nuk përpunohen, por si kudo herë pas herë marrin edhe flakë.
Banorët thonë se janë më fatkeqë se të tjerë, pasi në këtë zonë naftëmbajtëse ndotja është disa herë më e madhe se diku tjetër.
Banorët kërkojnë prej kohësh ndërhyrjen e bashkisë së Roskovecit, ndërsa ky institucion ka kërkuar ndihmën e qeverisë.
“Inceneratori i Fierit është i mirë, por kemi marrë dritën jeshile nga ministrisë për të ndërtuar një landfill që do të përmbledhë gjithë zonën e Roskovecit dhe Patosit”, u shpreh Majlinda Bufi, kryetare e bashkisë Roskovec.
Si Roskoveci, në të njëjtën situatë ndodhen edhe bashkitë Mallakastër e Patos.
Top Channel