Sotiraq Lubonja, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Korçë, doli para vetting-ut me përparësi si kandidat i KED-së.

Në seancë u tha se “ky gjyqtar ka një shtëpi banimi në Korçë me dy kate, fituar me kontratë dhurimi 2/3 pjesë të saj. Vlera e deklaruar për të është 2.5 milionë lekë, që janë të ardhura familjare”.

ILDKPKI thotë se deklarimi i tij është i pasaktë, nuk ka burime të ligjshme, ka fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Në katet e banimit ka shtesa pa leje. Ka mospërputhje në dokumentacion dhe deklarimet e mëparshme për sipërfaqen e ndërtimit. Vlera e ndërtimit të shtëpisë rezulton 6.3 milionë dhe Lubonja nuk ka pasur mjete të mjaftueshme financiare për ndërtimin e banesës në periudhën 1995-2002.

Ka dhuratë në shumën 4 milionë lekë nga nëna e tij, e cila, sipas KPK-së, nuk ka pasur mundësi të bënte këtë dhuratë. Ndërkohë, vjehrri i ka bërë dhuratë një depozitë në bankë prej 25 mijë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA