Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) zhvilloi seancën dëgjimore ndaj Ahmet Jangullit, anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe gjyqtar në Gjykatën Shkodër.
Sipas ILDKPKI-së, Jangulli ka fshehur pasurinë. Pas hetimit administrativ rezultoi se gjyqtari ka bërë deklarim të pasaktë, ka mungesë burimesh të ligjshme dhe ka fshehur pasurinë. Vlera e automjetit të shkëmbyer kishte gjysmën e vlerës së mjetit tjetër, por nuk ka pasur vlerë shtesë. Subjekti nuk kishte mundësi që të blinte mjetin e parë në vitin 2005. Subjekti ka deklaruar huadhënie prej 12 milionë lekësh në total. Nuk ka burim të mjaftueshëm për shtimin e likuiditeteve.
DSIK thekson se ka papërshtatshmëri me detyrën sepse dyshohet se ka favorizuar një punonjëse të gjendjes civile, në një dosje me dy të pandehur. Rezulton se dosja me numër 45, datë 2004, ndaj shtetasit Sh. L. dhe K.A., të akuzuar për veprën e falsifikimit të pasaportave dhe shpërdorim detyre. Nga shqyrtimi i dosjes, në procesverbale u vu re se gjyqtari ka pyetur prokurorin nëse ka akte të tjera që nuk janë në fashikull, por prokurori ka deklaruar në seancë se ka akte të reja, ndërsa në seancën e ardhshme ka thënë që nuk ka. Në vendimin e tij, gjyqtari ka ndryshuar cilësimin e veprës nga falsifikim pasaportash në përdorim dokumentesh të falsifikuara. Për këtë arsye, këtyre shtetasve u është ulur dënimi.
Top Channel