Në një takim me shefat e policisë kriminale të 12 shteteve evropiane, në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, që zhvillohet në Tiranë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se policia shqiptare ka goditur një sërë grupesh kriminale në vend.
Xhafaj theksoi se problem mbetet trafikimi i armëve dhe qenieve njerëzore.
“Europa po përballet me fluks emigrantësh. Firmosëm marrëveshjen për shkëmbimn e informacioneve me vendet partner”, tha Xhafaj.
Për ministrin e Brendshëm, Policia kriminale është zemra e çdo policie.
“Ne po investojmë seriozisht në forcimin e kapaciteteve e njerëzore të hetimit dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të dyshuar që kryejnë vepra penale. Lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë tjetër, rezultatet edhe me bashkëpunëtorët e huaj, kanë qenë inkurajuese, ndaj disa grupeve kriminale, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë”, u shpreh ai.
Top Channel