24/11 09:50
Sot, në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” ishte i ftuar një personazh “fenomen” për të gatuar. Krahas pasionit për kuzhinën, Eltoni Myftiu pas moshës 35 vjeçare zhvilloi një pasion tjetër.
42 vjeçari, biznesmen me origjinë çame, por që jeton në Tiranë, njeh 12 gjuhë të huaja, nga të cilat 8 të mbrojtura.
Elton Myftiu njeh këto gjuhë: anglisht, spanjisht, greqisht, italisht, portugalisht, frëngjisht, kreol (gjuhe e përzierë mes frëngjishtes dhe portugalishtes), gjermanisht, serbisht, kroatisht, gjuhën hebreje dhe rusisht.
Gjithashtu gjatë emisionit u zbulua se Myftiu është mik i ngushtë i marinsit amerikan, Chris Kyle që është bërë dhe një film me aktor kryesor Bradley Cooper.
Top Channel