Sekreti, për nga përkufizimi është sekret dhe nuk i duhet zbuluar askujt. Por, është mirë të jemi të vetëdijshëm se, jo gjithmonë ai që është në dijeni të sekretit arrin ta mbajë atë, edhe pse mund të jetë një person i besuar dhe i rezervuar.
Mosarritjen e mbajtjes së sekretit e shpjegon Asim Shah, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Departamentit të Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes të “Baylor College of Medicine” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shpesh merret si e mirëqenë që vetëm njerëzit më llafazanë u del nga kontrolli vetja dhe u shpëtojnë informacione konfidenciale ose private, por kjo nuk implikon që zgjedhja e njerëzve më të heshtur apo të rezervuar është një garanci që informacionet konfidenciale qëndrojnë të mbyllura hermetikisht brenda personit.
Por, kjo është një rrezik, sepse shpesh, pikërisht sepse sekret, bëhet fjalë për të dhëna shumë personale, të konsideruara të pathënshme ose ndaj të cilave kihet turp.
Pikërisht për këtë arsye, sekrete të mëdha mund të bëhen një peshë e rëndë për atë që i dëgjon, duke përbërë një burim stresi më vete. E për këtë, nganjëherë, kush merr konfidenca eksperimenton një urgjencë angëshuese dhe fiksuese për t’ua zbuluar të tjerëve.
Të ndryshme janë arsyet që qëndrojnë si themele të kësaj dëshire të shfrenuar. Shpesh u tregohen sekrete të tjerëve, sepse mendohet që kjo bashkëndarje mund të ndihmojë të mbajë dhe të ushqejë marrëdhënie të rëndësishme, si miqësi të ngushta për shembull, sikur sekreti të përfaqësonte ngjitësin e raportit.
Gjithsesi, – shpjegon Shah, – kjo sjellje nuk është gjithmonë e këshillueshme, ndërsa është mirë të dimë që mund të kemi raporte të thella edhe pa u treguar të tjerëve informacione të rezervuara.
Top Channel