Gjykata e Krujës ka lënë në fuqi vendimin e marrë këtë të shtunë për arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, nën akuzën e dhunës ndaj Xhisiela Malokut.

Vendimi i gjykatës është shpallur ditën e shtunë. Disa orë pas këtij vendimi, Policia e Krujës ka kryer arrestimin e të dyshuarit.

Si prova hetimore prokuroria radhit akt-ekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj vajzës, sikurse shenja të djegies nga cigarja, por edhe përgjimin ambiental mes vajzës dhe Rexhep Rrajës, një përgjim i kryer në ambientet organit të akuzës në datën 29 shtator. Duke iu referuar tërheqjes nga kallzimi, prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në komisariatin 3, më pas edhe tek oficeri Emiliano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore.

Të tilla janë shenjat në trup, fakti që vajza shfaqet në kamera në hotelin ku ajo tregon se kishte qenë me ish të dashurin, një mesazh i dërguar nga shoqja e saj, për të cilin 25-vjeçarja tregon se ishte bërë shkaku pse ish i dashuri e kishte dhunuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA