
Xhamia më e bukur në botë! Xhamia e Ballies në Elbasan mori çmimin si objekti i kultit më i bukur në vitin 2025
08/03 15:08
Një aksident ka ndodhur në Berat, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi.
Sipas policisë, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Uznovë e Madhe, mjeti tip Rover, me drejtues shtetasin A.B., 38 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me murin dhe një shtyllë.
Nga ky aksident është dëmtuar rëndë pasagjeri me iniciale M.D., 29 vjeç, i cili është transportuar në spital në gjendje të pastabilizuar për jetën.
Top Channel