Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për dhunë djalin e deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rraja, u rrëfye sonte në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, në Top Channel.

Vajza deklaroi se ka mbaruar shkenca politike dhe se tani është në master për shkenca ndërkombëtare, por, pas ngjarjes që ka ndodhur shprehet se nuk e di nëse ka dëshirë ende që të bëhet politikane.

“Unë jam rritur me nënën dhe motrën, pasi babanë e kam humbur përpara 20 vitesh. Kam qenë vetëm 3 vjeç kur u vra në vitin 1997. E mbaj mend shumë pak. Mungesën e tij e kam ndjerë shumë, në çdo moment. Mendoj se jeta ime do të kishte qenë me e mirë dhe më e sigurtë me babanë pranë”, nis rrëfimin Xhisiela.

“Në fshat është vështirë të jetosh sepse e bën të vështirë mentaliteti i mbyllur. Por, mua nuk më ka interesuar ndonjëherë mentaliteti i njerëzve. Kam jetuar për veten, jo për të tjerët. Ky mentalitet ka qenë rëndesë për mua, sidomos këto kohë. Kam rënë 12 kg”, shprehet Xhisiela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA