Policia ka vënë në pranga babë e bir pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.
Bëhet e ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Azis Xhini, 70 vjeç dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamëz.
Sipas policisë, për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri “Pistoletë”
– armë zjarri “Automatik”
– 460 fishekë arme të gjatë
– 38 fishekë pistolete
– 3 krehëra automatiku
– 7 krehëra pistolete
– vula rrethore dhe drejtkëndore
– kuti boje për vula
Top Channel