Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama nuk e ka përmendur fare çështjen e djalit të deputetit Rrahja, i arrestuar të dielën për ushtrim dhune ndaj një vajze.

Pasi Rama është larguar, ka qenë kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ai që ka thënë se PS duhet të fokusohet te axhenda e saj e të mos merret me opozitën, e cila, sipas Balles, ka hallet e veta.

Deputeti Rrahja nuk ka qenë prezent në mbledhjen e grupit, ndërsa më pas ai ka komentuar shkurtimisht për gazetarët duke thënë se nuk largohet nga PS.

Ndonëse i biri tashmë është nën pranga, deputeti Rrahja mohoi që djali i tij të ketë ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA