Policia arrestoi Rexhep Rrajën për dyshimet se ai ka dhunuar vajzën me inicialet Xh.M.

Atëherë kur temperaturat e debatit publik janë rritur ndjeshëm pas pyetjes se përse djali i një deputeti, i denoncuar për dhunë nuk është arrestuar ende, dy gra të drejtësisë i kanë dhënë rrugë kësaj çështjeje. Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, me kërkesë të prokurores së Krujës, zonjës Mirela Kapo ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë për shtetasin Rexhep Rraja. Ai dyshohet se ka kryer veprën e dhunës dhe përndjekjes në dëm të 25-vjeçares nga fshati Zezë.

Vendimi i gjykatës është shpallur ditën e shtunë. Disa orë pas këtij vendimi, Policia e Krujës ka kryer arrestimin e të dyshuarit.

Si prova hetimore prokuroria radhit akt-ekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj vajzës, sikurse shenja të djegies nga cigarja, por edhe përgjimin ambiental mes vajzës dhe Rexhep Rrajës, një përgjim i kryer në ambientet organit të akuzës në datën 29 shtator. Duke iu referuar tërheqjes nga kallzimi, prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në komisariatin 3, më pas edhe tek oficeri Emiliano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore.

Të tilla janë shenjat në trup, fakti që vajza shfaqet në kamera në hotelin ku ajo tregon se kishte qenë me ish të dashurin, një mesazh i dërguar nga shoqja e saj, për të cilin 25-vjeçarja tregon se ishte bërë shkaku pse ish i dashuri e kishte dhunuar. Por, nga ana tjetër prokuroria evidenton edhe disa mospërputhje, sikurse janë dëshmia e së ëmës dhe shoqeve të vajzës, të cilat mohojnë se kishin dijeni për dhunën.

Mendojeni një vajzë që vendos të thyejë heshtjen dhe të denoncojë të dashurin për dhunë, kalon para shtëpisë së ish të dashurit dhe vendos që të denoncojë dhunën. Mendojeni këtë vajzë që ecën në një lagje të humbur të Niklës dhe i gjen dyert mbyllur. Mendojeni këtë vajzë që guxon për të treguar se është dhunuar. A do të mund ajo t’i shkonte deri në fund këmbënguljes së saj, a do të gjente ajo aq forcë sa për të thënë që ishte dhunuar? Statistikat tregojnë se në 95% të rasteve, edhe gratë e dhunuara që jetojnë nën një çati me dhunuesit, kur vjen momenti për t’u ballafaquar me ta, ato tërhiqen dhe mohojnë gjithçka. A është i njëjti rast edhe me këtë vajzë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA