Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se ushtarët izraelitë vranë shtatë palestinezë, mes të cilëve edhe dy djem të mitur, të cilët ishin në mesin e mijëra njerëzve që u sulën në kufirin e fortifikuar të Gazës të premten, si pjesë e protestave javore të nisura para rreth një gjysmë viti.
Ushtria izraelite tha se trupat e saj u detyruan të reagojnë me zjarr dhe një të veprojnë nëpërmjet një sulmi ajror, pasi drejt tyre po hidheshin lëndë shpërthyese dhe gurë.
Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se 505 njerëz ishin plagosur, 89 prej tyre me të shtëna me armë. Ata identifikuan të vdekurit si meshkuj, dy prej tyre 12 dhe 14 vjeç.
Të paktën 191 palestinezë janë vrarë që kur protestat në Gaza filluan më 30 mars për të kërkuar të drejtën e kthimit në tokat që familjet palestineze ikën ose u dëbuan nga themelimi i Izraelit në vitin 1948.
Top Channel