Kina ngre alarmin: Po shtohet numri i të prekurve nga Sida

29/09/2018 20:30

Kina ka njoftuar një rritje prej 14% në numrin e shtetasve të saj që jetojnë me HIV. Më shumë se 820,000 njerëz janë prekur në vend, thonë zyrtarët e shëndetësisë.

Rreth 40,000 raste të reja u raportuan vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2018. Pjesa më e madhe e rasteve të reja u transmetuan përmes seksit, duke shënuar një ndryshim nga e kaluara. Tradicionalisht, HIV përhapet me shpejtësi nëpër disa pjesë të Kinës si rezultat i transfuzioneve të gjakut të infektuar.

Por numri i personave që merrnin HIV në këtë mënyrë, ishte zvogëluar pothuajse ne zero, thanë zyrtarët kinezë të shëndetësisë në një konferencë në provincën e Yunnanit. Megjithatë, nga viti në vit, numri i atyre që jetojnë me HIV në Kinë është rritur me 100,000 njerëz. Transmetimi i HIV përmes seksit është një çështje akute në komunitetin LGBT të Kinës.

Homoseksualiteti u dekriminalizua në Kinë në vitin 1997, por diskriminimi kundër njerëzve LGBT thuhet të jetë i përhapur. Për shkak të vlerave konservatore të vendit, studimet kanë vlerësuar se 70-90% te meshkujve që kanë marrëdhënie seksuale me burra, në fund do të martohen me gra. Shumë nga transmetimet e sëmundjeve vijnë nga mbrojtje seksuale joadekuate në këto marrëdhënie.

Që nga viti 2003, qeveria e Kinës ka premtuar lejim universal të ilaçeve të HIV-it, si pjesë e një përpjekjeje për të trajtuar këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA