Arrestohen dy efektivë policie në Rinas, pjesë e një grupi kriminal

29/09/2018 10:11

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) ka vënë në pranga dy punonjës policie në aeroportin e Rinasit.

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë punonjësit e policisë Almir Doda dhe Edmond Llaçini.

Të arrestuarit akuzohen për “ndihmë për kalim ilegal të kufijve” dhe “për grup të strukturuar kriminal”.

“Efektivët e policisë kanë ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy efektivët”, thuhet në njoftim.

Në përditësim…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA