Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar në lidhje me deklaratat e oficerit të policisë gjyqësore, Emiliano Nuhu, duke i vlerësuar ato si të pabaza. Drejtoresha e SHÇBA-së, Anila Trimi, tha se pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera rezulton se oficeri e ka marrë këtë çështje në hetim në 27 korrik 2018 dhe jo në 21 korrik siç pretendon.

“Nga intervista e drejtuesit dhe punonjësve të policisë në stacionin e policisë Fushë Krujë rezulton se me 21 korrik 2018, data e pretenduar nga oficeri Nuhu, ai nuk ka qenë fare prezent në ambientet e këtij stacioni policie.

Nga urdhri i brendshëm për planëzimin e shërbimit rezulton se me 21 korrik 2018 nuk ka qenë i gatshëm oficeri i policisë gjyqësore Emiliano Nuhu, por një punonjës tjetër i këtij stacioni.

Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë si kërcënues në zyrën e tij të kenë qenë prezent në ambientet stacionit të policisë së shtetit në Fushë Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.

Nga urdhri i prokurorit të rrethit gjyqësor Krujë rezulton se vetëm në datë 27 korrik 2018, Emiliano Nuhu është ngarkuar me hetimin e kësaj çështje”, tha ajo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA