“Mrekullia e Shqipërisë”. Profesori i Harvardit analizon kthesën ekonomike

28/09/2018 17:24

Mrekullia shqiptare. Kështu e cilëson profesori i universitetit të Harvardit, Rikardo Hausman, përmes një editoriali në faqen prestigjoze “Project Syndicate”, kthesën ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

Ish ministër i planifikimit ekonomik në Venezuelë, Hausman vitet e fundit ka punuar intensivisht në Shqipëri duke këshilluar qeverinë për reformat tatimore, ato në fushën e energjisë, politikave industriale dhe shumë të tjera.

“Pesë vjet më parë Shqipëria po përballej me një situatë ekonomike kërcënuese, ku sektori energjetik ishte në krizë, ndërsa deficiti buxhetor kishte arritur 7%. Por, sot ekonomia shqiptare po rritet me 4.2 për qind, e udhëhequr nga rritja dyshifrore e eksporteve në bujqësi, miniera, energji dhe turizëm”, tha Rikardo Hausman profesor në Universitetin e Harvardit.

Sipas Hausman sekreti për këtë kthesë ishin reformat e vështira që qeveria ndërmori në bashkëpunim me fondin monetar ndërkombëtar për të vënë nën kontroll financat publike, dhe sektorin e energjisë, por edhe për nxitjen e eksporteve.

“Eksportet shqiptare po rriten jo thjesht nga fati. Por falë një pune të palodhur për heqjen e barrierave dhe shfrytëzimit të avantazheve”, shtoi Hausman.

Sipas profesorit të Harvardit politikat inovative nuk kanë qenë vetëm në nivelin kombëtar, por edhe atë lokal.

Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka trefishuar të ardhurat tatimore duke i përdorur ato për ta bërë Tiranën një nga qytetet më të këndshme në rajon.

Hausman thotë se për pjesën më të madhe të historisë Shqipëria dukej e pashpresë. Por tani ajo është bërë një burim shprese për të tjerët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA